Dy persona janë arrestuar në Elbasan mbi dyshimin se po përgatisnin një atentat, që dështoi në momentin e fundit. Të arrestarit janë Arben Spahiu, kunati i Erjon Alibej dhe tjetri është Arsen Preci.
Por çfarë ndodhi? Dje Policia e Elbasanit ndaloi një automjet tip fuoristradë të dyshimtë në zonën e “Ish-Konservimi” pranë stadiumit “Elbasan Arena”.
Dhjetëra forca policie rrethuan automjetin, brenda të cilit janë gjetur dy armë të llojit kallashnikovë, dhjetëra fishekë, si dhe një shishe me lëndë djegëse. Prokuroria e Elbasanit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë kanë dyshime se kanë parandaluar një atentat.
Pjesëtarë të grupit hetimor dyshojnë se dy persona të kontraktuar për të kryer atentatin të cilët dyshohet të jenë vrasës me pagesë, do i vinin flakën automjetit për të humbur gjurmët nga autoritetet.
Makina ishte fshehur në një magazine të braktisur, afër shtëpisë së Erion Alibejt, një person shumë i njohur i institucioneve ligjzbatuese. Por një dyshim tjetër është se duke qenë se mjeti ka qëndruar për një kohë shumë pranë shtëpisë së Erjon Alibejt, ai mund të përdorej nga grupi i Erjon Alibejt, për të goditur kundërshtarët e tij.