-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gazetarja shpërthen në lot pas tërmeteve të fundit në Turqi: Ishte tepër i fortë

Kryesoret

Dy tërmete të forta me magnitudë 6.4 dhe 5.8 ballësh të Rihterit goditën mbrëmje e sotme provincën Hatay të Turqisë.

Gazetarja turke e CNN-it, Buse Deviren e cila po transmetonte drejtpërdrejt reagimet nga një kamp ku strehoheshin të mbijetuarit e tërmetit të 6 shkurtit që goditi Turqinë dhe Sirinë, shpërtheu në lot pas tërmeteve.

“Kam parë shumë njerëz duke ikur prej tendave nga frika se do të mbeten nën to”, tha ajo.

“Kishte panik. Toka po dridhej nën këmbët tona. Ne po dridheshim jashtëzakonisht shumë. Ishte një tërmet tepër i fortë. Nuk ishte si pasgoditje”, tha ajo.

Raportohet se shumë njerëz kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shembura.

Ndërkohë, Qendra Sizmike Evropiane paralajmëroi se zona bregdetare duhet të evakuohet urgjentisht, pasi ekziston rreziku i cunamit pas tërmeteve të fundit në Hatay.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit