Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, e ftuar në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo, lëshoi akuza të forta ndaj gazetarëve, të cilët sipas saj sulmojnë opozitën, sikur ajo të ishte e keqja më e madhe e këtij vendi.
Kryemadhi në “5 Pyetjet”: Faji i opozitës është djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale
Ajo përmendi edhe faktin se mediat i kanë bërë block fushatës që ka nisur kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, takimet e së cilit nuk pasqyrohen fare nga mediat, me urdhër të Erion Veliajt.
“Me një rrogë që marrin gazetarët të deklaruar, por të shikosh cilësinë e jetës, është krejt ndryshe. Unë dëgjoj vetëm gazetarë që sulmojnë opozitën. Është edhe opozita e keqja e këtij vendi, por nuk është më e keqja. Unë po ndjek këmba këmbës Belind Këlliçin. A e dini që ai është block në të gjitha televizionet për shkak të Erion Veliajt?”, deklaroi më tej në fjalën e saj, Monika Kryemadhi.