-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Refuzohet liria! Apeli lë në burg Alda Klosin, avokati: Ka dy fëmijë të mitur

Kryesoret

Gjykata e Apelit ka vendosur sot që të refuzojë kërkesën për liri me pretendimin se ka dy fëmijë të mitur duke lënë në burg Alda Klosin, ish-zyrtaren e Kryeministrisë. Avokati Ilirjan Muho tha pas seancës se prokuroria e arrestoi dhe tashmë po fillon të mbledhë provat.

Më tej, avokati theksoi se Klosi ka pranuar se të sajat janë vetëm 120 mijë Euro dhe 30 mijë dollarë dhe jo 400 mijë eurot e tjera që pretendon pastruesja.

Gjykata e Apelit konfirmoi vendimin e shkallës së parë. Qëndrimi i Alda Klosit është bërë publik, ka pranuar faktin që banesa e saj është vjedhur, ka pasur 120 mijë euro, që vëllai i saj i ka marrë nga një person për nevoja të kurimit të xhaxhait, ndërsa 30 mijë dollarë ishin lënë nga xhaxhai për mobilimin e shtëpisë.

Gjithçka do të kompensohej nga një truall. Duhet të provohet vërtetësia e akuzave të pastrueses Rozeta Dobi, por Alda Klosi nuk mund të rrijë në burg deri në verifikimin e akuzave. Të pretendosh që Alda Klosi ka pastruar para së pari duhet të vërtetohet gjenerimi i parave.

Para disa ditësh prokuroria ka sekuestruar një apartament të regjistruar në emër të ish bashkëshortit të Alda Klosit pasi ata ishin ndarë me njëri tjetrin. Ata janë divorcuar më përpara dhe Alda Klosi ka në kujdestari dy fëmijët e mitur. Ata kanë vazhduar marrëdhënie korrekte për hir të dy fëmijëve” tha ai.

Avokati foli edhe për shëndetin e klientes së tij. “Alda Klosi është person që pas ndalimit kaloi një periudhë jo të mirë shëndetësore, u kurua, doli në gjendje disa të përmirësuar, por sipas kartelës duhet të jetë nën kontroll, pasi ka tendenca që mund të sjellin pasoja për shëndetin e saj” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit