Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me Covid-19 në vend.
Sipas MSH, një qytetar ka humbur jetën si pasojë e virusit, ndërsa 11 qytetar janë shëruar në 24 orët e fundit.
Ndërkohë, nga 81 testime të kryera, ka rezultuar pozitiv vetëm një qytetar.
Njoftimi:
20 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 81 testime, nga të cilët 1 qytetar ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkinë Berat.
Janë 130 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SarsCov2, një qytetare 79 vjeç, nga Tirana.
Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,672 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 20 Shkurt 2023)
Raste të reja ditore 1
Të shëruar në 24 orë 11
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 81
Testime totale 2,037,265
Raste pozitive 333,400
Raste të shëruara 329,672
Raste Aktive 130
Humbje jete 3,598
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 105
Fier 9
Shkodër. 6
Vlorë 3
Berat. 3
Durrës. 1
Elbasan. 1
Kukës. 1
Gjirokastër. 1