-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skandali McGonigal, Abrashi: Çitaku të tregojë lidhjet e saj me ish-zyrtarin e FBI-së

Kryesoret

Pas publikimit të skandalit i Charles McGonigal me Edi Ramën kanë dalë edhe detaje të rejat në të cilat përfshihet edhe Kosova.

Detajet e reja janë publikuar nga deputeti i Vetëvendojes, Artan Abrashi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook Abrashi kërkon sqarim nga nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku për lidhjet e saj me ish-zyrtarin FBI-së.

Në postimi deputeti i Vetëvendosjes ka publikuar edhe 2 foto nga një takim në New York ku duket Çitaku me McGonigal.

Reagimi i deputetit të Vetëvendosjes, Artan Abrashi:

Të gjithë shqiptarët tashmë janë të njohur për ‘rastin Mcgonigal’, ish shefin e kundërzbulimit të FBI-së, dhe lidhjen që kishte me politikanët shqiptarë, por edhe me oligarkë rusë.

Në debatin publik e televiziv në Shqipëri, sepse në Kosovë nuk ka pasur asnjë të tillë, kemi parë tek përmenden edhe politikanë nga Kosova. Rasti Mcgonigal nuk është çfarëdo teme por çështje që ndërthuren shumë zhvillime politike.

‘Një juri e madhe federale e SHBA po heton nëse ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal ka marrë pagesa ose dhurata nga zyrtarë qeveritarë në Mal të Zi, Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë apo Kosovë’’, thuhet në artikullin e BallkanInsight.

Ish-ambasadorja dhe tash nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku është mirë të na njoftojë për lidhjet dhe takimet me këtë person dhe temat e diskutuara.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit