Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i ftuar në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo, ka folur në lidhje me përjashtimin e deputetëve demokratë nga seancat parlamentare, por edhe për zhvillimet më të fundit politike në vendin tonë, duke u fokusuar kryesisht tek ajo që po ndodh në seancat plenare.
“Nesër marrin dënimet, të enjten në mëngjes mblidhet Byroja, e cila do të na përjashtojë. Këta e bëjnë në shkelje të të gjitha rregullave. Arroganca, dehja nga pushteti bëjnë që edhe anën formale mos ta zbatojnë. Sot duhet të ishin mbledhur dhe të na përjashtonin.
Çështja është shumë serioze, nuk është çështje e opozitës, por është çështje e pluralizmit. Edi Rama ka përdorur para nga krimi dhe buxheti i shtetit për të blerë një zyrtar të lartë nga SHBA për të eliminuar opozitën. Së dyti i ka hapur rrugën investimeve ruse në vend.”, u shpreh ndër të tjera në fjalën e tij, z. Spaho.