Policia ka arrestuar 44-vjeçarin Artan Paja pasi ka tentuar të vriste me shkop bejsbolli shtetasin K. S., 46 vjeç
“Shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte tentuar tentuar të vriste me send të fortë, një shtetas tjetër, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga Policia, u bë e munduar kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Artan Paja 44 vjeç, banues në fshatin Shkafane, Durrës.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Shkafane, Durrës, ka tentuar të vrasë me send të fortë (shkop bejsbolli), shtetasin K. S., 46 vjeç, banues në fshatin Kullë, Durrës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”