-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e Joy-t, sot protestë para Prokurorisë së Tiranës

Kryesoret

Ditën e sotme do të mbahet një protestë para Prokurorisë së Tiranës për rastin e Prokurorisë së Tiranës. Protesta do të zhvillohet në orën 17:00 dhe do të kërkohet drejtësi për vrasjen barbare të 22-vjeçares nga Kenia e cila kishe ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino.

Në një apel në rrjetet sociale, shoqja e saj, e cila mbërriti me të në Tiranë thotë se ai person që e dhunoi është i lirë dhe nesër mund të dhunojë një tjetër vajzë.

Ne erdhëm në Shqipëri të dyja, por Joy u sulmua brutalisht. Kanë kaluar 7 muaj dhe ne ende nuk e dimë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Prandaj po ju drejtohem ju për të kërkuar drejtësi në emër të familjes dhe miqve. Dhe jam për t’iu thënë se ai person sot është i lirë. Dhe kurrë nuk e dini, dje ishte Joy, nesër mund të jem unë, ti, vajza jote. Pra le të bëhemi bashkë, Kenia dhe Shqipëria dhe të ndihmojmë familjen e Joy-t për drejtësi sepse jemi të shkatërruar. Kanë kaluar 7 muaj dhe askush nuk ka të dhënë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Ju lutem shumë të protestojmë për drejtësi për Joy. Dhe kjo do të thotë shumë për mua dhe për familjen e Joy.’– shprehet ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit