-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Akuzohet për krime lufte, Pjetër Shala: Jam i pafajshëm, shpifje dhe trillime

Kryesoret

Në Hagë po zhvillohet gjykimi ndaj Pjetër Shalës, i cili akuzohet për krime lufte. Pas pyetjes së prokurorisë, Shala ka thënë që ai i kupton akuzat më të cilat ngarkohet, por që nuk i pranon.

“I kuptoj, por nuk i pranoj. Të gjitha janë shpifje dhe trillime. Jam i pafajshëm”, ka thënë Shala.

Shala u arrestua më 16 Mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 Prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletë-arrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 Majit 1999 dhe 5 Qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës, që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit