Në pjesën e dytë festivalin e golave vijuan Militao dhe Benzema, që sikurse Vinicius sigloi dygolësh. Me fitoren e thellë të arritur në “Anfield”, për Realin duket si shëtitje kualifikimi në çerekfinale. Fitore e pastër e Napolit 0-2 në fushën e Eintrachtit të Frankfurtit. Kryesuesit e Serisë A treguan se nuk është rastësi që po dominojnë elitën e futbollit italian.