Real Madrid ka fituar titullin e UEFA Youth League për herë të dytë, pas një fitoreje dramatike ndaj Club Brugge, 4-2, në ekzekutimin e penalltive.
Takimi i rregullt u mbyll me rezultatin 1-1, me “Los Blancos” që kaluan të parët në epërsi me golin e Jacobo Ortega, ndërsa belgët barazuan me Tobias Lund Jensen.
Në fazën e penalltive, madrilenët ishin më të saktë dhe më të qetë, duke siguruar një tjetër trofe të rëndësishëm për akademinë e tyre. Kjo fitore e konfirmon edhe njëherë dominimin e Real Madridit në zhvillimin e talenteve dhe fuqinë e akademisë së tyre.
/5pyetjet.al









