-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bota po rrezikohet nga tërmetet? Ja çfarë thotë shkenca

Kryesoret

Tërmetet shkatërruese në Turqi dhe Siri, ku sipas të dhënave të fundit kanë humbur jetën rreth 46 mijë persona, pastaj tërmetet në Rumani dhe rajon, mund të krijojnë përshtypjen se dridhjet e tokës janë bërë më të shpeshta vitet e fundit.

Të paktën në këtë pjesë të botës, nëse jo kudo. Por, çfarë thonë të dhënat dhe shkenca për të?

Sa tërmete priten në vit?

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) shpjegon se ndonjëherë mund të duket se numri i tërmeteve në një periudhë kohore është rritur, sepse ka luhatje të shifrave të tërmeteve.

Me fjalë të tjera, në një vit të caktuar mund të ndodhin më shumë tërmete sesa mesatarja.

Sipas të dhënave afatgjate (rreth vitit 1900), në botë priten të ndodhin mesatarisht rreth 16 tërmete të mëdha në vit.

Ka gjithnjë e më shumë njerëz, sidomos në qytete

Tërmetet në zonat e populluara janë shumë më të dukshme se në rajone më pak të populluara.

Gjithashtu, duhet pasur parasysh se numri i njerëzve në botë është në rritje, veçanërisht në qytete, çka nënkupton se gjithnjë e më shumë njerëz janë të ekspozuar ndaj tërmeteve.

Sipas disa kërkimeve, rajonet në zhvillim do të shtohen me 1.2 miliard banorë midis viteve 2013 dhe 2030.

Ndikimi i ndryshimeve klimatike

Studime të shumta kanë treguar se ndryshimet klimatike mund të ndikojnë në tërmetet. Gjegjësisht, për shkak të ngrohjes së atmosferës, akullnajat po shkrihen, kështu që në disa zona tokësore ngarkesa e tyre zvogëlohet dhe toka ngritët.

Sasia në rritje e ujit përfundon në dete e oqeane dhe në këtë mënyrë presioni në koren e Tokës rishpërndahet.

Për shembull, një studim analizoi kontributin e shkrirjes së akullnajave në tërmetin 7.8 ballësh të Rihterit që ndodhi në Alaskë në vitin 1958./Telegrafi

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit