-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“E vdekur”, deputetja ekuadoriane kërcënohet nga mafia shqiptare

Kryesoret

Viviana Velo deputete në Ekuador njëkohësisht edhe kryetare e komisionit për çështjen e quajtur ‘Kumbari i Madh’ ku po hetohet përfshirja e mafias shqiptare në ndikimin e personave me poste të larta në Ekuador.

Ka deklaruar është kërcënuar me vdekje nga mafia shqiptare gjatë kësaj fundjave, për të ndaluar hetimet që komisioni i kryesuar prej saj po bën mbi lidhjen e shqiptarëve në Ekuador me kunatin e presidentit të vendit.

Deputetja tregoi një fotografi në celularin e saj duke zbuluar se të dielën në makinën e këshilltarit të saj, mafia shqiptare kishte lënë një shënim që në spanjisht përkthehet ‘i vdekur’.  Ajo tha se kishte marrë mesazhe kërcënuese edhe në instagram.

“Kërcënime me vdekje dhe se ata do të bëjnë një tentativë për jetën e prindërve të mi dhe të familjes sime nëse nuk ndaloj hetimin e çështjes Encuentro dhe hetimin e raportit të madh . Madje, brenda atij mesazhi më kanë dërguar edhe udhëzime sesi duhet ta ndjek”, ka treguar deputetja.

Ajo e konsideroi qeverinë përgjegjëse për atë që mund t’i ndodhte asaj, familjes së saj, ekipit të saj të punës dhe njerëzve të afërt me të. Ajo ka raportuar se do të zyrtarizojë denoncimin në Prokurori.
“Nëse pushteti politik nuk është bashkuar me mafien, atëherë pse po fillojnë të na kërcënojnë me vdekje? ”, pyeti ajo

Përveç kësaj, Veloz tha se të premten në mëngjes një ligjvënës nga komisioni emrin e të cilit ajo nuk e bëri të ditur, e paralajmëroi atë që të mos ngatërrohet me mafien , se do t’i dërgonin një mesazh.
“Sigurisht që deputeti ka qenë lajmëtari i mafies, sepse menjëherë të dielën në makinën e këshilltarit tim kishte disa karta me këto logo të mafias shqiptare”, tha deputetja e UNES-it dhe tregoi se do të dorëzojë në Prokurori emrin e parlamentari që bëri komentin.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit