-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Godet çdo biznes të vogël”, PL: IKMT është kthyer në kamzhikun e Ramës

Kryesoret

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka në një deklaratë për mediat u shpreh se IKMT është kthyer në kamzhikun e Edi Ramës për çdo biznes të vogël, që oligarkët apo përbindëshat e bregdetit e shohin si kërcënim për investimet e tyre strategjike

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dështon të zbatojë ligjin në shumicën e aksioneve të veta, duke u kthyer në një institucion të paaftë dhe gjobëvënës.

Ky fakt i pazbatueshmërisë së ligjit nga ana e IKMT-së vërtetohet më së miri nga humbja e çështjeve në Gjykata, ku IKMT ka qenë në rolin e palës së paditur.

Mbi 50% e padive të ngritura kundër IKMT-së janë fituar nga subjekte private e qytetarë, të cilat kanë faktuar se në shumë raste IKMT nuk zbaton detyrimin ligjor të njoftimit paraprak, ose nuk merr në konsideratë leje ndërtimi ose zhvillimi, të dhëna nga autoritetet vendore, të cilat janë në favor të zhvillimit të bizneseve vendase, kryesisht në fushën e turizmit.Por pse ndodh kjo?

Pse ndodh kjo? Sepse IKMT është kthyer në kamzhikun e Edi Ramës për çdo biznes të vogël, që oligarkët apo përbindëshat e bregdetit e shohin si kërcënim për investimet e tyre strategjike, titull i cili shpesh jepet në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, duke iu rrëmbyer pronat pronarëve të ligjshëm apo edhe duke përvetësuar pasuritë publike të shtetit.

Dhe në këtë tablo, IKMT duhet të kishte rolin e mbikqyrësit dhe mbrojtësit, por në fakt është vendosur nën urdhrat e paligjshëm të Edi Ramës dhe miqve të tij zaptues.”, tha Caka. 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit