-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërcënoi avokatin dhe përmbaruesin, shpallet në kërkim 17-vjeçari në Sarandë

Kryesoret

Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim një 17-vjeçar pasi akuzohet se ka kanosur një përmbarues dhe një avokate.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se 17-vjeçari ka kundërshtuar zbatimin e vendit të gjykatës për prishjen e një objekti.

10 familjarë të 17-vjeçarit janë proceduar në gjendje të lirë për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësve të policisë.

“Në vijim të veprimeve për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë edhe për shtetasit: E. Rr., 36 vjeç, E. Q., 35 vjeç, H. Gj., 32 vjeç, Sh. P., 30 vjeç, A. D., 56 vjeç, K. L., 24 vjeç, D. M., 37 vjeç, T. Rr., 32 vjeç, L. N., 51 vjeç dhe E. Rr., 29 vjeç, banues në fshatin Berdenesh, Sarandë (familjarë të 17-vjeçarit), për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë që kanë qenë në mbështetje të përmbaruesit, për zbatimin e vendimit të Gjykatës,” thuhet në njoftimin e policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit