-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lëvizjet e anijes dhe zbulimi! Si trafikohet nafta ruse në Shqipëri?

Kryesoret

Anija Grace Felix e bllokuar dy ditë më parë në Durrës me 22 500 ton naftë ishte një nga rastet e shtuara të kontrabandës që po kryhet kohët e fundit në rajonin e Mesdheut me origjinë ruse.

Sic dihet, për naftën ruse është vendosur embargo, por kompanitë e interesuara ia kanë dalë në në një farë mënyre që të kamuflojnë kontrabandën, duke kryer operacione në porte jashtë Rusisë. I tillë është edhe rasti i anijes Grace Felix, anije me flamur liberian e regjistruar në portin e këtij vendi, në Monrovia.

Nga hetimet e kryera deri tani nga një sërë strukturash dhe agjencish ligjzbatuese, anija është ngarkuar më naftë në portin e Lakonisos në Greqi nag anija Fidan, e cila është ngarkuar në datën 20 janar në Rusi në portin Novorossiysk në detin e Zi.

Nga të dhënat satelitore, anija Fidan ka mbërritur në portin grek dhe aty është bërë edhe furnizimi i anijes me flamur Liberian Grace Felix. Sasia e naftës në fjalë, e cila është naftë e papërpunuar, ka ardhur për llogari të subjektit IBGAS AG, e rregjistruar në zonën e lirë në portin e Porto Romanos.

Kjo kompani më pas ua shet naftën kompanive të tjera shqiptare. Zbulimi i këtij rasti të kontrabandës pas sinjalit nga partnerët ka bërë që policia shqiptare të arrestojë gjithë ekuipazhin prej 22 vetësh, ndërkohë që janë në pritje procedurat se cfarë do të bëjet me sasinë e naftës dhe vetë fatin e anijes.

Skema, kush është pas dhe si u thye embargo për naftën ruse në Shqipëri?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit