-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Bashkia e Durrësit, fondet e tërmetit për të manipuluar votën

Kryesoret

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Jola Hysaj ka akuzuar Bashkinë Durrës se po pret zgjedhjet për të shpërndarë fondet e tërmetit, në shkelje të Kodit Zgjedhor. Në deklaratën e saj nga selia blu, Hysaj theksoi se Emirjana Sako po përsërit misionin për të devijuar dhe manipuluar votën e durrsakëve.

Këshilli Bashkiak i Durrësit është mbledhur disa herë jashtë radhe gjatë 2 javëve të kaluara dhe, më në fund, dje ka marrë jo 1, por 7 vendime. Të gjitha kanë të bëjnë me procesin e rindërtimit në qytetin e Durrësit dhe zonën përreth. Janë alokuar fondet për dhjetëra pallate dhe banesa individuale, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Në pamje të parë ky ngjan një lajm i mirë dhe dikush mund të thotë ‘ja, më në fund, opozita po thotë një fjalë të mirë për punët e qeverisë’! Do donim të gjithë të ishte ashtu, por fatkeqësisht qeveria dhe bashkitë e saj nuk bëjnë asnjë punë, e cila nuk fut para në xhepat e tyre dhe nuk u lejon që ta kthejnë në propagandë televizive.

Dhe ja ku e keni shembullin. A nuk e keni dëgjuar me qindra herë prej Kryeministrit dhe mëkëmbësve të tij në Durrës se qeveria e ka menaxhuar me sukses tërmetin, se procesi i rindërtimit është mbyllur, se qytetarët kanë marrë të gjithë shtëpi, edhe më të mira e të bukura se më pare… etj etj? ” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit