-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E PLOTË/ Flet vrasësi: Si i hoqa qafe dy porositë në Elbasan

Kryesoret

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani dëshmoi këtë të martë në Gjykatën e Posaçme në procesin që po zhvillohet ndaj Xhuljano Hoxhës dhe Euglen Halilit, persona të marrë të pandehur për vrasjet e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt tre vite më parë në Elbasan.

Ai ka rrëfyer se me kërkesë të Erion Alibejt është bërë vrasja e Emiljano Ramazanit me armë zjarri dhe ajo e Regis Runajt me thikë në verën e vitit 2020. Dumani ka treguar se pasi ka marrë porosinë ka qenë personi që ka organizuar dy vrasjet.

Ai tha më tej se për vrasjen angazhoi Skerdi Tasin, ndërsa pas ekzekutimit u largua nga vendi i ngjarjes nga Henrik Hoxhaj, i cili ka pasur rolin e shoferit. Seanca ka pasur debate mes të penduarit të drejtësisë dhe të akuzuarve.

Për vrasjen e Emiljano Ramazanit unë kam qenë në rolin e organizatorit të ngjarjes, ku kam bashkëpunuar edhe me Henrik Hoxhajn dhe Skerdi Tasen, ky i fundit ishte personi që qëlloi ndaj tij. Vrasjen e kemi kryer me porosi të Erion Alibejt.

Unë sigurova mjetin e vrasjes dhe informacione në lidhje me mjetin me të cilin lëvizte Ramazani dhe rutinën e tij të ditës. Drejtues i mjetit me të cilin u krye vrasja ishte Henrik Hoxhaj dhe ekzekutimin e ka bërë Skerdi Tase”, është shprehur Dumani.

Pas operacionit ‘Plumbi i Artë’, SPAK kërkoi të pyetet edhe Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë që zbardhi detaje nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin.

Kush të pagoi? Dumani dëshmon për dy vrasjet e bujshme në Elbasan

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit