Pas kthimit në atdhe, efektivët e ekipit të kërkim shpëtimit që dhanë ndihmën e tyre pas tërmetit shkatërrues në Turqi, me pasojë mijëra të vdekur, ndanë përjetimet dhe vështirësitë me të cilat u përballën atje.
“Duke qenë se kam jetuar për 7 vite në Turqi, kam përfunduar studimet atje, Turqinë e kam parë gjithmonë si një vend mikpritës të gjallëruar plot jetë, dhe ajo që pamë ishte e kundërta.
Pamë ndërtesa në tokë, njerëz në gjendje shoku, ishte një pamje drithëruese për të gjithë ne” shprehet n/toger Hygerta Ilnica, pjesë e ekipit shëndetësor të FA.
Major Endrit Cengu u shpreh se “organizova skuadrën dhe rezultati ishte shpëtimi i një fëmije 5-vjeç gjallë”.
Xhefri Xhafa, një tjetër pjesëtar i grupit tha se bënë maksimumin. “Njerëzit ishin në kushte shumë të vështira”.