-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkroi emrin, por firma u bë me shenjë gishti/ Si ia mori gjyqtarja shtëpinë vëllait!

Kryesoret

Një akt-dhurimi i dyshuar i falsifikuar për një banesë në Shkodër është problematika e radhës e emisionit Stop në Tv Klan. Ardiana Barbullushi denoncon në “Stop” hallën e saj Izabela Radovani, gjyqtare në Shkodër. Ardiana pretendon se halla ka vjedhur shtëpinë e të vëllait, babait të saj të ndjerë.

Vajza dhe djali, që jetojnë prej 25 vitesh jashtë Shqipërisë, e mësuan 10 ditë pasi i ati kishte ndërruar jetë. Më pas mësuan, se babai ia kishte dhuruar pjesën e tij nipit Gerti Radovani, djalit të gjyqtares, pa pëlqimin e vëllait si bashkëpronar. Gjithashtu kontrata  e dhurimit, që i ndjeri Andrejusha Barbullushi i bëri nipit, është firmosur me shenje gishti.

Ndërsa djali i viktimës, i cili është bashkëpronar në këtë apartament, thotë se nuk ka asnjë dijeni për kalimin e pronësisë të shtëpisë tek djali i hallës së tij. Fëmijët dyshojnë se shtëpia është marrë përmes një kontrate të parregullt. Noteri Arben Kopliku, nuk jep shpjegime për mungesën e firmës së të ndjerit të zëvendësuar me shenjë gishtash.

Adriana Barbullushi: Po këtu, desha me dit, pse nuk është firma e vëllait?! Sepse ti je noter dhe i di më mirë këto rregulla…?

Noteri Arben Kopliku: Ai ka vu firmën, prandaj i kemi marrë gishtin…

Adriana Barbullushi: Mirë, mirë gishtin, po vëllai jem ,vëllai jem është bashkëpronar aty..?!

Noteri Arben Kopliku: S’sss kena marrë firmën e vëllasë, pjesa e tij është prapë.

Adriana Barbullushi: Ok! Po ai është bashkëpronar,duhet edhe firma e tij!

Noteri Arben Kopliku: Jo, se e ka bërë dhurim.

Noteri Arben Kopliku: Po është bërë dhurim.

Adriana Barbullushi: Ne i kemi ligjet kështu andej nga ne: ti je noter duhet ta dish më mirë! E din, që duhet edhe firma e vëllait?

Noteri Arben Kopliku: Jo s’ka..Mundet me kenë bashkëpronar. Tapia ishte e bëme, e babës edhe vllas.

Adriana Barbullushi: Po kjo e babës ka kalu në emer të djalit të hallës, se ne jena jetima…!

Noteri Arben Kopliku: Po jetima…, s’di ça me të thënë moj burrneshë…!

Adriana Barbullushi: Ne jena jetima…, masa ndaj mjeko-ligjorja është bërë në 20 e ca janar 2022…

Noteri Arben Kopliku: Dhe kontrata është bërë në mars.

Adriana Barbullushi: Kontrata është bërë në mars. Si ka mundësi, robi për tre muaj nuk ndryshon shëndet?!

Noteri Arben Kopliku: Ai mend i kishte në vend…u çu me më përcjell. I thashë “rri mor aty! S’du me më përcjell hiç”!

Adriana Barbullushi: Po përderisa qënka çu, spaska qënë as i paralizum, pse ka firmos me gisht?

Noteri Arben Kopliku: S’mundte të shkruante…

Adriana Barbullushi: Po mirë një shkarravinë ka mujt me e bo?! Gishtin dhe një shkarravinë…

Noteri Arben Kopliku: Nuk është puna aty. Duhet të shkruhet edhe emër edhe mbiemër!

Adriana Barbullushi: Po mirë, këtu kush e ka shkruar emër mbiemër?

Noteri Arben Kopliku: Andrejusha është emri…

Adriana Barbullushi: Po pra, si ka shkrujt emrin dhe s’ka ditë me firmos?

Noteri Arben Kopliku: S’e ka shkru Andrejusha emrin, s’e ka shkrujt me dorën e tij…

Adriana Barbullushi: Si mo, s’e ka shkrujt? Hape hape…!

Noteri Arben Kopliku: Ka mundësi e ka shkru ky…,nji ky.

Adriana Barbullushi: Po s’është i njëjti shkrim?

Noteri Arben Kopliku: Mundet mos me kenë…

Adriana Barbullushi: Pkush e ka shkrujt atëherë?

Noteri Arben Kopliku: Po s’ka rëndësi hic, moj.

Adriana Barbullushi: Po si ka dit me shkru, se këtu është baba, që ka shkru. Ka dit me shkru dhe s’ka dit me vu firmën?!

Noteri Arben Kopliku: Të garantoj këtë nuk e ka shkru baba..

Adriana Barbullushi: Po kush e ka shkru pra, se nuk është as i Gertit Radovanit..i joti s’kënka. Kush e ka shkrujt kët’? Ai është shkrim i tij, prandaj po të them unë. Ka shkrujt emrin dhe nuk ka shkrujt firmën?! Atëherë firma mund të jetë marrë, kur ka qënë i vdekur. Unë prandaj po bëj luftë…Ai gishtin mund t’ia kenë marrë edhe kur ka qënë i vdekur…,se ti ditë të dielë s’ke mund me shku me bo kontratën…!

Noteri Arben Kopliku: Kemi shku tek shtëpia e Klementit, e të shoqes…

Adriana Barbullushi: Po e Izabelës Radovani?

Noteri Arben Kopliku: Po, në kat të parë.

Mbesa u mundua tre ditë rresht të takonte hallën gjyqtare, por kjo e fundit nuk e priti.

Adriana Barbullushi-Çfarë bëre mirë?

Adriana Barbullushi- Izabelën desha me taku?

Roja i Gjykatës- Të ka prit a?

Adriana Barbullushi- Jo, është halla jeme.

Roja i Gjykatës- Ok! Në rregull!

Roja 2 i Gjykatës- Si e kishe emrin? Kush?

Adriana Barbullushi- Ardiana Barbullushi!

Roja 2 i Gjykatës – Sa të pyesin sekretaren dhe po të dëfton. Më thanë është në gjyq, s’të takon. Sa më mori sekretarja. S’di, ça të të them…

Adriana Barbullushi-Në gjyq s’ishte, po nejse e lamë, që ishte në gjyq…

Adriana Barbullushi- Më falni Izabela është aty?

Punonjësi i Gjykatës-Gjyqtare Izabela? Si e keni emrin?

Adriana Barbullushi- Ardiana Barbullushi!

Punonjës i Gjykatës- Po komunikoj me sekretaren dhe po të tregoj.

Punonjësi i Gjykatës- Të lutem e kanë mbyll, se s’kishte kush janë këtu hahaha, se s’kishte kush në derë…

Adriana Barbullushi- Si s’janë këtu ? Deri tani ishin këtu?

Punonjësi i Gjykatës- A tani nuk e di, hahahah,  jo ishte dera mbyll. Unë kërcita në derë dhe dera ishte mbyll.

Adriana Barbullushi- Po si nuk është? Poshtë thojnë është, lart thojnë nuk është?!

Roja i Gjykatës 2- Është në gjyq nuk mundet me të taku…

Adriana Barbullushi-S’mundet me e taku, po për çfarë arsye thuaj, s’mundet me e taku, se jam për rrugë…

Roja 2 i Gjykatës- Po jam në gjyq, thotë, dhe s’kam si del…

Apartamenti tani është dhënë me qira dhe pagesën e merr Gerti Radovani, djali i gjyqtares Izabela Radovani.

Adriana Barbullushi-Kujt ia jep qiranë ti këtu?

Adriana Barbullushi-Qiranë, që je këtu?

Qiramarrësi- Burrit të saj, që ka qënë këtu…

Adriana Barbullushi– Kujt? Izabelës?

Adriana Barbullushi- Po mirë, krejt e ke marrë me qira këtë apartament?

Qiramarrësi- Krejt e kanë lënë, se nuk e ndajshjin…, nuk e ndajshin.

Marrë nga TVKLAN

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit