Një 60-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij. Sipas familjarëve shtetasi M.Ç dyshohet të jetë vetëvarur.
Në fshatin Poshnje, Dimal është gjetur në banesë nga familjarët pa shenja jete dyshohet i vetëvarur shtetasi M.Ç., 60 vjeç.
Nga ekzaminimet paraprake mjeko-ligjore në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.