Kristi dhe Keisi do të jenë partnerë në shfaqjen “Pallati 176”.
Ata do të jenë në rolin e “Elsës dhe Fredit”. Olta i tha se ata nuk e realizojnë dot bashkë këtë aktrim sepse vihen në siklet nga njëri-tjetri.
Sipas saj është shumë e vështirë të aktrosh me të dashurin.
Ajo i këshilloi ata ta kalonin këtë barrierë.
Kristi i dha të drejtë Oltës. Por ai tha se në momentin që hyn në skenë, është komplet ndryshe dhe futet direkt në rol, ndërsa në prova nuk e sheh veten të përqëndruar.