Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike Enkelejd Alibeaj, nga Korça ka prezantuar sot mjekun Gjergji Gjata si kandidat të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit.
I pyetur nga gazetarët për përçarjen brenda PD-së, Alibeaj tha se ky është një distancim nga e kaluara.
“Unë e kam kundërshtuar Berishën edhe kur kam qenë pjesë e qeverisë së tij. Reflektoj çdo mëngjes për këtë dhe jo. Të falënderoj për pyetjen se më duhet të të them JO, nuk ndihem fajtor për atë gropë. Ti thua gropë, ajo është distancim nga e kaluara. Kam thënë edhe më parë, PD është me e madhe se interesat e dikujt, e një personi të caktuar, kushdo qoftë ai”, tha Alibeaj.