Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar se ditën e nesërme opozita do të protestojmë para kuvendit në orën 10:00.
Paralelisht me protestën do të nisë dhe seanca plenare. Kujtojmë që kjo është protesta e 4 që organizohet nga opozita kundër qeverisë brenda këtij muaj. Ndërkohë Berisha ka lajmëruar për protestë ndërkombëtare më 3 mars.
