Kristi dhe Keisi ka gjasa të jenë çifti i radhës që po krijohet brenda shtëpisë së Big Brother.
Hyrja e Keisit, ka ndryshuar deri diku lojën e Kristit , i cili e ka ndryshuar tërësisht fokusin e lojës, duke qëndruar gjatë gjithë kohës me Keisin.
Ditët e fundit, ngacmimet, prekjet e puthjet nuk kanë munguar mes dyshes. Madje, duke qëndruar në të njëjtin shtrat mbrëmjen e kaluar, Kristi nuk u ndal në asnjë moment duke puthur e përqafuar Keisin.
E vënë në siklet, kjo e fundit i kërkoi atij të largohej dhe të shtrihej të krevati i tij.
Teksa ditët kalojnë, duket se marrëdhënia dhe pëlqimi i tyre vjen gjithnjë e më shumë duke u forcuar. Ditët në vijim, do tregojnë se deri në cilën pikë do arrijë ky raport që po krijohet mes tyre.