Gjatë natës në Shkodër është djegur makina e pronarit të një media lokale, Gasper Kokaj.
Djegia ka qenë e qëllimshme, pasi kamerat fiksuan një person i cili afrohet pranë mjetit fouristradë dhe i vë flakën. Kokaj deklaroi në polici se nuk ka konflikte.
Kokaj është pronari i medias ‘Tv Rozafa’. Kokaj ka qenë në vitin 2013 kandidat për deputet në partinë Republikane.
Policia deklaron se punon për identifikimin dhe lokalizimin e autorëve.