-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dosja e inceneratorëve në gjyq! “EurActiv”: Ndërkohë qeveria vazhdon pagesat

Kryesoret

Agjencia e njohur e Brukselit, “EurActiv”, shkruan se në Shqipëri, dosja që lidhet me aferën e inceneratorit të Elbasanit, ka shkuar në gjyq.

Gjykata speciale ka pranuar kërkesën e SPAK për të dërguar në gjyq një numër të akuzuarish, mes tyre një ish-ministër Lefter Koka dhe një ish-deputet, Bllako.

Agjencia thekson se që në fillimet e skandalit u zbulua se kompania po paguhej çdo ditë për incenerim, edhe pse në fakt nuk digjte mbetjet.

“Kjo ka bërë që miliona para të taksapaguesve të zhduken, në dobi të atyre që qëndrojnë pas tyre, pa asnjë pengesë për rezultatin”, shkruan agjencia.

Madje, sipas saj, edhe pse çështja po shkon në gjyq, pagesat për koncesionet vazhdojnë.

“Ndërkohë, qeveria vijon të paguajë koncesionet sipas kushteve të kontratave, me arsyetimin se nuk mund t’i shkelë ato, pikë që është kontestuar nga ekspertët ligjorë vendas.

BE ka bërë vazhdimisht thirrje ndaj qeverisë që të hetojë plotësisht skandalin e inceneratorëve dhe të sjellë para drejtësisë të gjithë ata që janë të përfshirë”, thekson EurActiv.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit