-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK merr në pyetje Metën për dosjen “CEZ-DIA”: Nuk kam firmosur! Po e stis “Rilindja”

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë u thirr paraditen e sotme në SPAK për të dhënë sqarime si person që ka dijeni për dosjen “CEZ-DIA”. Ish-presidenti pasi doli nga prokuroria tha se kjo është një çështje që është rikthyer me urdhër të “Rilindjes” dhe që burime kanë portalet. Për këtë dosje, Meta tha se sqarimet i ka dhënë që në 2015.

Nëse keni pritur disa orë nuk është përgjegjësia ime, por meqë keni pritur jam gati të përgjigjem me shumë qetësi dhe dashuri. Kam pasur një ftesë për të ardhur në SPAK prej disa ditësh për një çështje të filluar që në 2019 kryesisht, me çfarë kuptova, burime të hapura, portale…por këtë nuk është e rëndësishme ta sqaroj unë.

Kam pasur shumë pritshmëri që SPAK do të ishte një institucion lider dhe sa herë do të ftohesha do të vija për t’i ndihmuar për çdo çështje. Janë me dhjetëra kallëzime të miat për çështje konkrete dhe ligje me porosi apo për denoncimin e kuvendit që falsifikoi firmën e ish-kryetarit të kuvendit, e shumë të tjera.

Sot më çfarë kuptova kishte të bënte me çështje të CEZ-it dhe CEZ-DIA. Është përsëritur dhe stërpërsëritur dhe riaktivizohet sa herë Rilindja është në krizë. Jam përgjigjur me qetësi për t’i ndihmuar si person që mund të kem dijeni” tha ai.

A keni pasur lidhje apo kontakte me zotin Kastriot Ismailaj, tashmë i dënuar? “Që në 2015 mendoj që kam dhënë sqarime pas shkrimit të një kolegeje tuaj që manipulonte proceset e arbitrazhit në Vjenë. Ilir Meta nuk ka asnjë lidhje me privatizimin e CEZ-it. As me marrëveshjen CEZ-DIA, sepse ishte një çështje jo vetëm e tyre, por në kohën që Meta nuk ka qenë ministër i Ekonomisë” tha Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit