-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Teleskopi që zbuloi gjashtë galaktika dhe përmbysi çdo gjë që dihej për Universin!

Kryesoret

Teleskopi hapësinor James Webb zbulon gjasht galaktika masive të vjetra, të cilat përmbajnë po aq yje sa galaktika jonë. Zbulimi përmbys çdo gjë që shkencëtarët kanë mësuar për evolucionin e galaktikave, pasi galaktika të tilla të mëdha nuk pritej të gjendeshin në një univers kaq të ri, kur ka arritur vetëm 3% e moshës së tij aktuale, rreth 500 deri në 700 milionë vjet pas “Big Bengut” fillestar.

Shkencëtarë nga vende të ndryshme (SHBA, Australi, Danimarkë, Spanjë), të udhëhequr nga profesori asistent i astronomisë dhe astrofizikës Joel Lezza i Universitetit të Pensilvanisë, bënë publikimin përkatës në revistën “Nature”. Siç tha ai, “këto objekte janë shumë më masive nga sa pritej. Ne prisnim të gjenim vetëm galaktika të vogla, të reja foshnje, megjithatë zbuluam galaktika po aq të pjekura sa e jona në një kohë që deri më tani konsiderohej si universi është në fillim e tij.”

Shkencëtarët tani do të përpiqen të konfirmojnë gjetjet e tyre duke marrë imazhe të spektrit të galaktikave masive të hershme, në mënyrë që ata të kenë më shumë të dhëna për distancat e tyre të vërteta, si dhe gazet e tyre dhe përbërësit e tjerë.

Së fundmi, një ekip tjetër shkencor kishte njoftuar se me ndihmën e James Webb, ata kishin gjetur katër galaktika edhe më të hershme, kur universi ishte vetëm 350 milionë vjet i vjetër. Por ato galaktika ishin në mënyrë të parashikueshme shumë më të vogla se gjigantët e hershëm të zbuluar tani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit