-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Imazhet e rralla nga Universi, NASA prezanton “5-shen fantastike”

Kryesoret

NASA ka publikuar 5 foto nga hapësira të shkrepura nga teleskopët e saj. Agjencia hapësinore i ka quajtur “pesëshja fantastike” publikimet më të fundit.

“Objektet në fjalë variojnë si në distancë ashtu edhe në kategori. Vela dhe Kepler janë mbetjet e yjeve të shpërthyer brenda galaktikës, Rruga e Qumështit, qendra e së cilës mund të shihet në imazhe,” shkruan NASA në faqen zyrtare.

Qendra galaktike

Qendra e galaktikës tonë është 26.000 milje larg Tokës. Në të ndodhet një vrimë e zezë gjigande,  shtëllunga gazi përvëlues, yje të mëdhenj dhe neutrone në të gjitha ngjyrat, nga portokallia te vjollca.

Mbetjet e supernovës Kepler

Kjo është gjithë çfarë ka mbetur nga një yll i bardhë xhuxh, i pikasur rreth 400 vjet më parë që u shua nga një shpërthim termonuklear. Ngjyra blu tregon valën e shpërthimit që përshkoi hapësirën, e kaltra dhe e verdha janë mbetjet ndërsa rrezatimi infra i kuq është fotografuar nga teleskopi Spitzer që nuk funksionon më.

ESO 137-001

Emri i kësaj galaktike nuk është aq interesant sa ai i Rrugës së Qumështit, por ka disa karakteristika të veçanta. Teksa lëviz me një shpejtësi prej 1.5 milionë milje në orë, ajo lë pas dy bishta me gaz përvëlues në ngjyrë blu. Ngjyra e kuqe janë atomet e hidrogjenit.

NGC 1365

Në qendër të kësaj galaktike ndodhet një vrimë e zezë që ushqehet nga një burim materieje si dhe nga gazi i nxehtë.

Ylli Vela

Ky është rezultati i një ylli që shpërtheu dhe përhapi një ‘stuhi’ copëzash dhe energjie në hapësirë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit