Mediat greke kanë publikuar videon kur disa prej shqiptarëve të përfshirë në sherrin me një të vrarë në lokalin në Athinë largohen me shpejtësi nga vendngjarja.
Në pamje shihet momenti kur autorët largohen me një foristradë luksoze me ngjyrë të argjendtë, pas sherrit që ata patën me një bandë tjetër të shqiptarëve të përfshirë në trafikun e drogës.
Si pasojë e të shtënave jashtë një kafeneje, u vra aksidentalisht një tjetër 39-vjeçar shqiptar, Pëllumb Islami i cili nuk kishte lidhje me personat e përfshirë në konflikt.
Islami kishte dalë mbrëmjen e së martës për të parë ndeshjet e Champions League dhe u qëllua nga një plumb “qorr” në shpatull.
Edhe pse u transportua në spital, ai nuk mundi të mbijetonte për shkak të gjakderdhjes.
Mësohet se punonjësit e Policisë kanë mundur të sekuestrojnë një xhip Cadillac që u gjet pranë kafenesë në rrugën Kastamonis dhe një makinë Mercedes luksoz, të cilat u përkasin autorëve të krimit.
Grupi hetimor po vijon punën për kapjen dhe identifikimin e autorëve.
Sherri tragjik mes shqiptarëve në Greqi, vrasësit pjesë e një grupi kriminal
Punonte si hidraulik, identifikohet shqiptari që e u vra nga sherri i bandave në Greqi
Kush ishte shqiptari që hëngri plumbin pas përplasjes së bandave në Greqi?
Makinat ishin marrë me qira, zbardhet sherri i përgjakshëm mes shqiptarëve në Greqi