-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhunuan Petraq Milon, polici kufitar rrëfen versioni e tij: Injoroi urdhrat tanë

Kryesoret

Polici kufitar i Malit të Zi, Dragan Shqekiç ka reaguar për herë të parë në lidhje me dhunën  e përdorur kundrejt politikanit dhe pedagogut shqiptar, Petraq Milo.

Sipas dëshmisë së Shqekiç ai “humbi toruan” për shkak të injorimit të vazhdueshëm të urdhrave që ai dhe kolegët e tij i kishin dhënë Milos.

Sipas informacioneve të media malazeze “Vijesti”, Shqekiq dhe Boljeviq, pas dëgjimit në Prokurorinë e Ulqinit janë liruar nga burgu dhe hetimi ndaj tyre do të vijojë në gjendje të lirë.

Gjatë seancës dëgjimore dhjetëra kolegë të tyre u mblodhën në mbështetje të dy policëve kufitarë.

Hetime në lidhje me çështjen e ka iniciuar edhe Departamenti për Kontroll të Brendshëm të Punës Policore, Ministria e Punëve të Brendshme, dhe ajo procedurë është ende në vazhdim.

“Është sekuestruar video-materiali i regjistruar nga video survejimi i instaluar në pikën kufitare Sukobin-Muriqan dhe përmes bashkëpunimit policor ndërkombëtar presim një deklaratë për ngjarjen nga qytetarët e Shqipërisë. Nëse procedura e kontrollit të brendshëm vërteton fakte dhe prova të sjelljes së kundërligjshme të zyrtarëve policorë në lidhje me rastin në fjalë, do të ndërmerren masa ligjore për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë”, thuhet në MPB e Malit të Zi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit