-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E paditi Çela! Belind Këlliçi: Apeli më dha pafajësi për denoncimet për zgjedhjet

Kryesoret

Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi deklaroi sot se mori pafajësi të plotë nga gjykata e Apelit pas denoncimeve për krime zgjedhore në fushatën elektorale të vitit 2021. Ai u denoncua nga kreu i OSHEE-së, Ardian Çela, por në fund gjykata rrëzoi pretendimet e socialistit.

“Në kuadër të tentativës për të më goditur në fushatë elektorale, këtë radhë sërish i keqpëroduri i qeverisë por edhe i Kryetarit të Bashkisë, Ardian Çela, i cili nuk e di a është në Shqipëri, apo është jashtë, uroj të jetë me shëndet mirë, për shkak të atyre që kemi marrë vesh dy muajt e fundit, uroj të jetë mirë.

Sot Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë në Prokurorinë e Posaçme për të më dhënë pafajësi të plotë për deklaratat dhe demoncimin që kam bërë, për krimet zgjedhore në fushatën elektorale të vitit 2021.

Gjej rastin të inkurajoj të gjithë qytetarët që të denonconcojnë të gjitha parregullsitë, fenomenet e blerjes së votës, krimet elektorale nëse ato do të ndodhin dhe jam i bindur që ato kanë filluar shantazhin dhe presionin çdo ditë të administratës publike, i shitblerjes së votës sepse marr çdo ditë denoncime, të ngrenë zërin dhe të denoncojnë.

Unë kam denoncuar krimet zgjedhore të ndodhura në vitin 2021 dhe më vjen mirë që vendimi ka qenë, pafajësi e plotë. Kanë qenë një sërë vendimesh të Gjykatës së Shkallës së Parë por i vetmi që pati kurajon, guximin të shkonte në Apel ishte baroni i OSSHE-së Ardian Çela” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit