Aktorja e njohur Eva Alikaj u bë mbrëmë pjesë e shtëpisë më të përfolur në Shqipëri, ‘Big Brother Vip’. Gjatë ditës ajo ka qëndruar nën shoqërinë e banorëve, duke u munduar t’i njohë e të marrë informacion mbi lojën dhe strategjitë e krijuara.
Mirëpo dita nuk shkoi e gjitha ‘vaj’. Gjatë lojës aktorja ka shpërthyer në lot, ndërsa ishte shtrirë me banorët e tjerë. Eva tha se iu kujtua i ati, i cili ka pak kohë që është ndarë nga jeta.
“M’u kujtua babi.”, tha Eva mes lotësh.
“I ka vdekur i ati para një muaj e gjysmë”, shton Tani.
Banorët mundohen ta ngushëllojnë Evën e cila qan me ngashërim, pasi i mungon shumë i ati. Ai që i qëndron pranë është Luizi i cili ndodhet pranë krevatit ku ajo është ulur.
Aktorja njihet si “Elsa” e shfaqjes “Pallati 176” dhe e shumë roleve të tjerë në filma të njohur shqiptarë.