Ish- e dashura e agjentit të FBI-së Charles McGonigal në një intervistë për mediat amerikane ka zbuluar detaje të reja në raportin që ish-drejtuesi ka pasur me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Allison Guerreiro rrëfen edhe njërën prej darkave të McGonigal dhe Ramës që kishte shkuar 10 mijë Euro.
“Agjentët e FBI-së më besuan. Në fund të nëntorit të vitit 2021, ata trokitën në derën time. Më pyetën sa shpesh kishte shkuar Charlie në Shqipëri, sa herë ishte shoqëruar me kryeministrin Edi Rama, kur ishte këtu në asamblenë e OKB. Charlie më tha, nuk e di a mund t’i besoj më ato që thoshte ai, që e çoi kryeministrin Rama në restorantin St. George dhe se darka kushtoi 10 mijë dollarë”.
E pyetur se a ka aktorë të tjerë janë të përfshirë dhe se a do e hetojë FBI deri në fund këtë skandal, Guerriero tha se sigurisht ka edhe të tjerë. “Unë besoj se ai është tradhtar, mendoj se numri i akuzave ndaj tij do të rritet. Jam thuajse e sigurt se do të ketë akuza shtesë, sidomos me mashtrimin me taksat. Kështu e kapën edhe Al Kaponen,” tha Guerriero.