-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kancelari gjerman ‘shuan’ shpresat e Ukrainës!

Kryesoret

Kancelari gjerman Olaf Scholz, në një intervistë u shpreh se “aktualisht nuk ka kuptim” që Ukraina të furnizohet me avionë luftarakë.

Në intervistën për televizionin publik gjerman, Scholz, që më herët është përballur me kritika për shkak të zvarritjes së vendimit për të lejuar dërgimin e tankeve në Ukrainë, tha se vështirësitë e shteteve të tjera në përmbushjen e kërkesave të Ukrainës justifikojnë vendimin e tij që të jetë në linjë të njëjtë me ta.

Më herët gjatë këtij muaji, Gjermania u pajtua që të dërgojë dhe të lejojë edhe shtetet e tjera që të dërgojnë tanke të rënda të prodhimit gjerman në Ukrainë, në mënyrë që forcat e Kievit të kryejnë ofensivë kundër forcave ruse në lindje të shtetit.

Pavarësisht këtij vendimi, dërgesat e tankeve kanë qenë të ngadalshme për shkak se shtetet që janë zotuar se do të dërgojnë tanke kanë numër të kufizuar të tyre. Ukraina tani po kërkon avionë luftarakë, edhe pse Gjermania nuk ka asnjë avion F-16 që janë përmendur nga Kievi.

Duke folur një ditë para përvjetorit të parë të nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, Scholz tha se ka frikë se konflikti do të shndërrohet “në një luftë të gjatë”, por shtoi se Gjermania dhe Perëndimi do të mbështesin Ukrainën për aq sa të jetë e nevojshme.

Sipas tij, presidenti rus, Vladimir Putin, eventualisht do të duhet ta kuptojë se qëllimet e luftës së tij, janë të paarritshme.

Një ditë para përvjetorit të parë të nisjes së pushtimit, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski, ka thënë se shteti i tij do të dalë triumfues nga kjo luftë dhe u zotua se do të mbajë përgjegjës të gjithë ata që kanë sjellë luftën në territorin ukrainas./REL/

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit