Me 5 vota pro dhe 2 kundër, Byroja e Kuvendit ka lënë në fuqi vendimin e përjashtimit për deputetët e PD-së.
Për shkak të të kaosit të krijuar në seancën e kaluar u përjashtuan nga Kuvendi për 10 ditë 6 deputetë të PD-së, Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Lindita Metaliaj dhe Greta Bardeli.
Dënimin nuk e ka mbaruar as Sali Berisha që sot bashkë me Ilir Metën do të jenë bashkë parlamentit për të protestuar.