Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta u kërkon studentëve dhe pedagogëve që t’i bashkohen protestës së opozitës përpara parlamentit për të rrëzuar qeverinë Rama.
“Pedagogët iu rikthyen dje sërish protestës, sepse Qeveria i injoroi kërkesat e tyre për paga dinjitoze dhe rritjen e financimit të kërkimit shkencor në arsimin e lartë.
Në vend që të dëgjoheshin, u kërcënuan dhe u intimiduan nga Qeveria e inceneratorëve që arsimin nuk e ka prioritet.
Ndërkohë që pedagogët shqiptarë janë më të keqpaguarit në rajon, financimi për kërkimin shkencor është më i ulëti.
E kam mbështetur fuqimisht kërkesën e tyre për rritjen e pagave në nivele të krahasueshme me pedagogët e Kosovës.
Nëse nuk përmbushen kërkesat e pedagogëve dhe studentëve, ikja e të rinjve dhe intelektualëve do të vijojë të zgjerojë plagën e shpopullimit, si pjesë e axhendës së “Rilindjes”.
Ndaj i ftoj pedagogët dhe studentët t’i bashkohen sot protestës së opozitës!
Llogaridhënie për injorimin e kërkesave të pedagogëve dhe studentëve!
Bashkë jemi më të fortë!” shkruan Meta.