-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Propozimi franko-gjerman, Borrell: Dialogu është një moment vendimtar

Kryesoret

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të enjten ka folur edhe për propozimin franko-gjerman dhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas tij, aktualisht ky proces i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është në një moment vendimtar.

Borrell tha se propozimi që BE-ja ua ka paraqitur palëve e vendos procesin në një rrugë të qëndrueshme dhe largpamëse.

“Dialogu Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve është në një moment vendimtar. BE-ja u ka paraqitur palëve një propozim që do ta vendosë procesin e normalizimit në një rrugë të qëndrueshme dhe largpamëse”, është shprehur ai.

Në fund, Borrell shtoi se pret që palët të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe ta shfrytëzojnë këtë mundësi.

“Do të pres të dyja palët në Bruksel javën e ardhshme dhe shpresoj që ato të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi unike”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit