Legjenda e muzikës amerikane, R. Kelly u dënua me 20 vite burg për krime seksuale ndaj të miturve.
Gjykata Federale e Çikagos e dënoi reperin me burg, për rastin e pornografisë së fëmijëve dhe joshjes së një të mituri ku përfshihej kumbara e tij.
“Robert Kelly është një grabitqar seksual serial i cili, gjatë disa viteve të fundit, ka synuar në mënyrë specifike vajzat e reja dhe ka bërë gjëra të ndryshme për të mbuluar abuzimin e tij. Edhe sot e kësaj dite, edhe pas vendimit të jurisë kundër tij, Kelly refuzon të pranojë përgjegjësinë për krimet e tij”, thanë prokurorët.
Ai ishte dënuar tashmë me 30 vjet në qershorin e kaluar pasi një gjykatë federale e Nju Jorkut e shpalli fajtor për zhvatje, shfrytëzim seksual dhe prostitucion të detyruar.
Kelly është një nga artistet më të famshme që është dënuar për ofendime seksuale gjatë zbulimeve të lëvizjes #MeToo kundër ngacmimeve dhe abuzimeve seksuale.