-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Skifteri” bën “gjëmën” në Dimal! Mbush xhepat dhe zhduket në errësirë

Kryesoret

Gjatë natës në fshatin Goriçan, Dimal, dyshohet se persona ende të paidentifikuar, të cilët kishin siguruar çelësin e derës së banesës së pronarit P. Xh., 64 vjeç, kanë hyrë në këtë banesë dhe kanë marrë rreth 150 000 lekë të rinj, telefonat e të zotëve të banesës dhe janë larguar.

Menjëherë pas njoftimit për këtë rast, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, me qëllim kapjen e autorëve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit