-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Të flini një natë jashtë”, sa do të sakrifikojnë banorët për surprizën e Tanit

Kryesoret

Banorët e Big Brother VIP Albania do duhet të bëjnë një zgjedhje. Vëllai i madh u ka bërë të ditur se është në zgjedhjen e tyre nëse duan të kalojnë një natë jashtë, në oborr.

Në zarf thuhej se nëse banorët qëndrojnë një natë jashtë, një e mirë do vijë vetëm për një banor, për Tanin.

“Do i vijë një e mirë nga jashtë, por nëse do i vijë është në dorën tuaj, po flasim për Tanin. Secili prej jush ka të drejtë ose jo, kush pranon do flejë një natë jashtë,” tha Nita, e cila lexoi zarfin.

Sot Tani dhe banorët formuan me lule emrin e vajzës së tij Ikra. Ai u ndihmua nga banorët e tjerë, të cilët edhe pse me litar, e ndihmuan që të bënte surprizën. Ndoshta e mira që mund t’i vijë Tanit është takimi me fëmijët dhe bashkëshorten.

Tan Brahimi është një nga banorët që hyri dy javë më parë në shtëpi dhe direkt me batutat e tij fitoi vëmendjen e publikut dhe të banorëve.

Tani ka një histori shumë të trishtë dhe të dhimbshme. Ai ka treguar se në vitin 2013 ka bërë aksident dhe ishte në makinë me të dy prindërit. Për fat të keq ata ndërruan jetë, ndërsa Tani vetë shpëtoi por iu desh shumë kohë të merrte veten.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit