-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

1 vit nga agresioni rus, Kim: Shqipëria dhe SHBA janë me Ukrainën

Kryesoret

Në fjalën e saj në manifestim që po mbahet në Tiranë, në kuadër të 1 vjetorit të agresionit rus në Ukrainë ambasadorja amerikane Juri Kim u shpreh se SHBA-ja dhe Shqipëria janë në mbështetje të popullit ukrainas.

Pak ditë më parë Presidenti ynë shkoi në Kiev dhe s’duhet të ketë asnjë dyshim se cfarë besojnë SHBA. Ne qëndrojmë me Ukrainën së bashku, sikurse liria sovraniteti e drejta e kombeve për të ekzistuar. Do të qëndrojmë me Ukrainën për këto parime.

“Presidenti Biden i kujtoi botës se Putin e kishte gabim përpjekjen e tij për të imponuar vullnetin e tij për Ukrainën.

Putin mendonte se Ukraina ishte e dobët, e kishte gabim, gjeti popullin më të fortë të mundshëm.

Ai mendonte se Perëndimi ishte i përçarë, e kishte gabim. Perëndimi është bashkuar si kurrë më parë.

Të gjithë besojmë në liritë. Mendoi se mund të qëndronte më gjatë se ne e kishte gabim. Pavarësisht sfidave, jemi krenar për ukrainasit.

Posteri para nesh thotë: Tiranë qëndron me Ukrainën, por nuk është vetëm Tirana, Shqipëria qëndron me Ukrainën, por nuk është vetëm Shqipëria që qëndron me Ukrainën, po janë SHBA-të dhe e gjithë bota që qëndron me Ukrainën.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit