Kryetari i PD-së Sali Berisha deklaroi sot se kryeministri Edi Rama do të mbajë përgjegjësi personale për dhunimin barbar të vajzës nga Kenia, Joy që vdiq për shkak të dhunës që iu ushtrua në Tiranë. Sipas tij, vrasësit janë brenda në qeveri.
“Krim-ministri Edi Rama do mbajë përgjegjësi personale. Rastin e vajzës nga Kenia, ne do e bëjmë çështje ndërkombëtare. Ta dijë Edi Rama, të mos fshehë në qeveri vrasësit, por të dalë se nuk mund të vriten njerëzit në atë mënyrë.
Vrasësi fshihet nga qeveria dhe kjo është një gjë shumë e rëndë. Jam marrë dhe po merrem me këtë, por qëndrim më kriminal që ka mbajtur policia, nuk mund të gjendet. Kjo sepse vrasësit flenë në qeveri” tha ai.