Ish-banori i “Big Brother VIP2”, Bledi Mane, ishte sot i ftuar në “Wake Up”, ku foli në lidhje me eksperiencën e tij në këtë reality show.
Mane u shpreh se pak para se të hynte në BBV, ka marrë kërcënime nga mbështetësit e Luiz Ejllit, por kjo nuk e ka penguar sipas tij, të zhvillonte lojën.
“Unë jam regjur nga kërcënimet dhe kur nuk marr shqetësohem. Unë kisha bërë edhe deklaratën se Luizi ka varësi nga bixhozi. E kjo trembi njerëzit e Luizit dhe bënë sulmin frontal. Përpara se të hyja në BB VIP më kanë kërcënuar, se kishte dalë nëpër portale se do bëhesha pjesë e formatit. Hyje në shtëpi i frustruar. Aty brenda duhej të ishe i kujdesshëm, se unë isha shumë i informuar nga jashtë për të gjithë. E nisa pak i trembur lojën. Por kur dola ndryshoi, më dërgonin zemra”, tha Mane.