Kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh sot se Plarent Ndreca e ka vendin në burg. Ish-zyrtari i dy ministrive, që tashmë, sipas ish-kryeministrit del në studio televizive dhe mbron aferat e qeverisë Rama e ka vendin në burg për shkak të firmës për tenderin e uniformave gjatë kohës kur ishte sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme.
Shkak për deklarata e Berishës janë bërë deklarata e Ndrecës për darkën që ish-e dashura e McGonigal, tha se kushtoi 10 mijë dollarë. “Tani ka filluar të shpallet shtrigë Allison Gurreira. Është bërë shtriga e mediave të drejtuara nga Edi Rama. Ajo ishte në darkë. Aty kërciti 10 mijë dollarëshi dhe këta dalin nëpër media thonë ajo është gënjeshtare.
Nuk ndodh në botë kjo. Një njeri që e ka vendin në burg. Plarent Ndreca e ka vendin në burg. Sepse ju e dini aferën e uniformave. Një nga mekanizmat kryesorë të vjedhjes është se u përgjysmua numri i uniformave që do të prodhoheshin me të njëjtën shumë. Njeri që ka firmosur është Plarent Ndreca. E ka kapur Edi Rama tani atë. Ky del tani dhe thotë darka kushton jo më shumë se 100 euro. Ky e ka vendin në burg”, u shpreh Berisha.