10 ditë pas gjetjes së trupit të pajetë të Elton Tahirit në afërsi të përroit të Limuthit, në Bërxullë të Tiranës policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 48-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë kohës që ka qenë duke konsumuar droga të forta, bashkë me shokun e tij, Madjel Husa në banesën e këtij të fundit, i cili është arrestuar.
47-vjeçari akuzohet se nuk kallëzoi në polici për ngjarjen ku shoku i tij vdiq duke konsumuar kokainë dhe heroinë dhe e transportoi me automjet trupin e pajetë të shokut të tij, nga banesa në afërsi të përroit të Limuthit.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e Husa u gjetën dhe u sekuestruan sende që dyshohet se janë përdorur për konsumimin e lëndëve narkotike dhe automjeti i përdorur për transportimin e trupit të pajetë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.