Sot u arrestua në gjyq një nga dëshmitarët në çështjen “Paplekaj”. Dëshmitari Miles Kurti është arrestuar pas daljes nga salla e gjyqit, pasi dha dëshmi kontradiktore para gjykatësit dhe prokurorit.
Në deklaratën e tij e parë, ai dha dëshmi tjetër e cila nuk përputhet me deklaratën dhënë sot, por edhe në mospërputhje me pamje filmike që prokuroria tashmë posedon nga vendi i ngjarjes.
Duke theksuar se deklaratat e tij kontradiktore janë të qëllimshme dhe synojmë pengimin e hetimeve gjykata vendosi arrestimin e tij, masë e cila u zbatua nga policia menjëherë pas daljes nga seanca.
Dyshohet se gjatë seancës së sotme ka qenë edhe nën efektin e alkoolit dhe ka ofenduar edhe trupën gjykuese.
Në seancën gjyqësore ditën e sotme dëshmuan 13 nga 18 dëshmitarët e vrasjes së Pjerin Xhuvanit.
I akuzuar për vrasjen është Arbër Paplekaj, pjesë e strukturës së mbrojtjes së votës së PD-së.
Arrestohet në gjyq dëshmitari i vrasjes së “Pipit” të Elbasanit