-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Ky është viktima në Tiranë, shoku: E hodha në përrua nga frika

Kryesoret

Zbardhen dëshmia e Madjel Husës, i arrestuar me akuzën e fshehjes së ngjarjes dhe hedhjen e trupit të shokut të vdekur në përrua. Vdekja e Elton Tahirit, trupi i pajetë i së cilit u gjet më 13 Shkurt në afërsi të përroit të Limuthit u zbulua pas 11 ditësh.

Policia thotë se dyshohet se 48-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë kohës që ka qenë duke konsumuar droga të forta me shokun e tij Madjel Husa 47 vjeç. Dy shokët kanë qenë në shtëpinë e Husës duke konsumuar kokainë dhe heroinë kur Tahiri ndërroi jetë.

Por shoku nuk e ka treguar ngjarjen në polici. Ai e ka futur trupin e pajetë në automjet dhe e ka lënë në afërsi të përroit të Limuthit që gjendet në fshatin Bërxullë të Tiranës. I arrestuari ka deklaruar se “e fsheha ngjarjen, pasi kisha frikë se mos më arrestonin”.

Policia thotë se ka kontrolluar shtëpinë e 47-vjeçarit dhe ka gjetur e sekuestruar sende që dyshohet se janë përdorur për konsumimin e lëndëve narkotike dhe mjetin që ka përdorur Husa për transportimin e trupit të pajetë.

E rëndë në Tiranë! I vdiq në shtëpi, e hodhi shokun në përrua

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit